UBT News

Një rrugëtim e ikonës së futbollit, Toni Kroos!

Toni Kroos, mesfushori legjendar që ka kaluar 10 sezone të mbushura me trofe në klub mori vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli pas Kampionatit Evropian. Në Madrid ka pasur skena të paharrueshme me të dhe për të gjithë futbolldashësit ai mbetet një ikonë sporti.

“Bernabeu i ka dhënë atij lamtumirën që meritoi. Ishte një natë e mrekullueshme dhe shumë emocionuese për të dhe për të gjithë”, tha menaxheri i tij Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp, duke shtuar se të gjithë janë me fat që shijojnë momentet e fundit më të.

Shoku i skuadrës së Kroos, Aurelien Tchouameni ishte një nga ata që ngushëlloi vajzën e gjermanit. E gjithë dita ishte për t’i thënë lamtumirë një legjende të klubit. Në çdo drejtim jashtë Bernabeut, kishte fanella të Realit që mbanin emrin e tij dhe pankarta për nder të Kroos. Brenda stadiumit gjestet e respektit dhe mirënjohjes u shumëfishuan, edhe pse klubi e bëri të qartë se vetë Kroosi kishte kërkuar që largimi i tij të shënohej në mënyrë diskrete, besnike në stilin e tij.

Tifozët brohoritën emrin e tij gjatë gjithë kohës së ngrohjes, deri në atë pikë sa që mesfushori u ndje i detyruar t’i falënderonte ata në shumë raste. Emri i tij u lexua i fundit kur u shpall 11-shi startues, një vend i rezervuar zakonisht për yllin e skuadrës, Vinicius Junior.

Të gjitha tribunat bërtisnin, “Kroos!”Askush nuk donte ta humbiste këtë moment, dhe të gjithë anëtarët e klubit që kishin angazhime këtë fundjavë i anuluan ato për të qenë prezent.

Po ashtu, në ceremoninë lamtumirëse ishte edhe Isco, mesfushori i Betisit, i cili kaloi nëntë vjet te Reali bashkë me Kroosin dhe për nder të viteve të kaluara bashkë edhe pse me këmbë të thyer, ai udhëtoi për të parë ndeshjen e fundit që u zhvillua në Madrid.

Në fundin e ndeshjes, grupi më i madh brohoritës i Los Blancos, me brohoritje të madhe shpalosën një pankartë me imazhin e Kroosit dhe numri 22 në lidhje me titujt që ai ka fituar në klub. Kurse në pankartë shihej që shkruhej “GRACIAS LEYENDA- FALEMINDERIT LEGJENDA”.

Emri i tij jehoi nëpër tribuna, veçanërisht në minutën e tetë (numri në fanellën e tij). Një banderolë u bë virale, ajo që kujtoi mbrëmjen e vitit 2006-të kur Zinedine Zidane i dha lamtumirën Santiago Bernabeut. Aty shkruhej: “Arbitri, mos i bini bilbilit të fundit, përndryshe Kroos do të na lërë”.

Kishte një roje nderi nga të dyja skuadrat për Kroosin, me të gjithë bashkëlojtarët e tij të veshur me numrin 8 në bluzat e tyre. Teksa ndeshja ishte gati të fillonte, kameramani shkoi te Kroosi në mes të fushës. Përsëri, kjo është një situatë e rezervuar normalisht për personat si Vinicius Jr ose Jude Bellingham. Por, edhe nëse kjo lloj gjëje e bën Kroos të ndihet jo rehat, ishte nata e tij.

Vetë ndeshja ishte e ndaluar sepse Betisi po luante për asgjë dhe Real Madridi po mendonte për finalen e Champions League. Edhe formacioni i tyre fillestar ishte një provë për ndeshjen kundër Borussia Dortmund në Wembley.

Betisi kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë, por goli u rishikua (dhe u anulua) nga video ndihmëse nga arbitri. Ndërkohë që u mor vendimi, Kroosi e kishte topin në mesfushë, sikur nuk donte të humbiste një moment tani që koha e tij si lojtar i Real Madridit po i vinte fundi.

Në pjesën e parë, gjermani hodhi sytë te kutia ku ishin të pranishëm një numër më i madh se zakonisht familjarësh dhe miqsh. Ai kishte kryer 59 pasime (më shumë) nga 60 në pjesën e parë, me nëntë pasime në të tretën e fundit. Dhe kjo e bënte ashtu sic e quanin gjithmonë “Kroosi i pastër”.

Turma e dinte se historisë po i vinte fundi dhe në pjesën e dytë këndet e tij u festuan pothuajse sikur të kishte gjetur rrjetën. Kur Nacho, e ardhmja e të cilit është në ajër, u zëvendësua,  lojtari i dha shiritin e kapitenit Kroosit, pavarësisht se teknikisht duhej t’i kalonte Dani Carvajalit.

Me ngrohjen e Luka Modricit, i cili është afër rinovimit të kontratës deri në vitin 2025, disa menduan se njëri do të zëvendësonte tjetrin, në atë që do të kishte qenë një moment ikonik. Por, Ancelotti, mjeshtri i mjeshtrave, kishte një ide më të mirë: të bashkonte Modricin dhe Kroosin për herë të fundit, duke shijuar 11 minutat e fundit së bashku në Santiago Bernabeu.

Me Dani Ceballosin gati për të luajtur, Kroosi i kërkoi Ancelottit të priste që të mund të bënte një goditje dënimi të fundit. Mund të kishte prodhuar një gol, por rezultoi në një goditje nga këndi, të cilin, natyrisht, e mori edhe Kroosi. Më pas erdhi momenti i frikshëm dhe i shumëpritur. Turma u ngrit në këmbë për të duartrokitur ndërsa Kroosi ishte i rrethuar nga shokët e tij të skuadrës ndërsa i dorëzonte shiritin shokut të tij Luka Modric.

Me të arritur në stol, ai përqafoi çdo anëtar të stafit dhe shokët e tij të skuadrës, kurse ndihmës- trajneri, Davide Ancelotti, djali i Carlos, ishte në lot.

Vështirë se dikush po shikonte fushën në ato momente të fundit. Të gjithë sytë shkuan te ekrani i videos, ku Kroosi u shfaq duke përqafuar fëmijët e tij. Kur gjyqtari fryu bilbilin, ekipi u grumbullua rreth Kroosit dhe fëmijëve të tij në qendër të fushës. Ai bëri një xhiro nderi me ta, më pas bëri një foto me të gjithë skuadrën.

“Nuk është e lehtë, mund të them vetëm faleminderit. Nuk mund të kërkoja më shumë, kanë qenë 10 vite të paharrueshme”, tha ai në Real Madrid TV.

Kur mbetën shumë pak njerëz në stadium, ai bëri foto me trofetë e tij, disa bashkëlojtarë dhe Florentino Perez, presidentin e klubit. Kroosi i dha Perezit, i cili ishte përgjegjës për transferimin e tij në vitin 2014 për 25 milionë euro të volitshme nga Bayern Munichu, një fanellë në të cilën shkruhej kështu: “Për presidentin tim të dashur, faleminderit për gjithçka”.

Ishte një mënyrë e mrekullueshme për Kroosin për të përfunduar kohën e tij në futboll dhe Madrid. Tani është vetëm çështja e vogël e një finaleje!/UBTNews/

Shkroi: Fjolla Kadrijaj, studente e Shkencave Politike

Exit mobile version