Një roje sigurie në një galeri të arteve në Rusi u akuzua për shkatërrimin e një pikture të periudhës sovjetike, të cilën ai ishte përgjegjës ta ruante. Kjo ndodhi në ditën e tij të parë të punës.
Përgjatë një vizite në Qendrën Yeltsin në Yekaterinburg në muajin dhjetor, dy vizitorë vunë re se sytë ishin vizatuar me stilolaps në veprën e artit të Anna Leporskaya-s, e titulluar “Three Figures”.
Piktura avangarde përmban tri figura abstrakte dhe pa sy. Roja i sigurisë u largua nga puna dhe policia nisi hetime ndaj tij.
Në një deklaratë, drejtori ekzekutiv i Qendrës Yeltsin, Alexander Drozdov, bëri të ditur se roja i sigurisë ishte i punësuar nga një organizatë private sigurie.
Kuratorja e ekspozitës, Anna Reshetkina tha se kjo ishte dita e parë e punës së rojës të sigurisë.
Dëmi u raportua fillimisht në polici më 20 dhjetor, por Ministria e Punëve të Brendshme nuk pranoi të niste një hetim penal pasi dëmi u konsiderua “i parëndësishëm”. Por Ministria e Kulturës u ankua më vonë në zyrën e prokurorit të përgjithshëm për vendimin dhe javën e kaluar policia nisi hetimet lidhur me rastin.
Nëse shpallet fajtor, roja i sigurisë mund të dënohet me gjobë dhe dënim me burg deri në tre muaj./UBTNews