UBT News

Një punëtor i KEK-ut pëson lëndime të rënda në vendin e punës

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se një punëtor në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit ka pësuar lëndime të rënda gjatë një aksidenti në punë.

Menjëherë pas ngjarjes janë alarmuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lidhur me këtë KEK-u ka dalur me njoftim, duke konfirmuar se lëndimet e punëtori janë të rënda dhe së rasti po trajtohet nga organet kompetente, deri sa nuk kanë ndarë më shumë hollësi.

“KEK-u konfirmon se sot, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, ka ndodhur një aksident i rëndë në punë, me ç’rast një punonjës ka pësuar lëndime të rënda. Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme. Për shkak të veprimeve që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve, në këtë fazë nuk mund të japim hollësi të tjera. KEK do të njoftojë me kohë, pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

 

Exit mobile version