KOSTT ka njoftuar se si pasojë e rritjes së konsumit dhe mbingarkesës në tranformatorët energjetik TR1 dhe TR2 në nënstacionit Ferizaj 1, sot nga ora 11:30, si masë preventive për të eliminuar rënien e tranformatorëve në fjalë, ka kërkuar redukimin e ngarkesës në anën 35kV, deri në një njoftim të ardhshëm (reduktimi i parashikuar 5MW).
Sipas KOSTT, në mënyrë që furnizimi të jetë i pandërprerë, kërkojmë nga qytetarët shfrytëzim racional të energjisë elektrike
“KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike, për të siguruar furnizim të mëtutjeshëm të qëndrueshëm dhe stabil”, thuhet në njoftim.