Një pikturë nga artisti i njohur holandez, Anthony van Dyck, e marrë nga Gjermania naziste, pritet të shitet mbi një milion euro (1,3 milionë dollarë) në ankand.
Portreti i piktorit Cornelis de Vos, bashkëshortes Suzanna Cock dhe fëmijëve Magdalena dhe Jan-Baptist do të jetë pjesë e ”Sotheby’s Old Masters Evening Sale” në Londër.
Vepra e artit iu shit për herë të parë në 1868 sër Francis Cook para se t’i dorëzohej holandezit Nathan Katz në vitet 1930.
Nazistët morën pikturën gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ajo përfundimisht u gjet dhe iu kthye familjes Katz.