UBT News

Një pikturë e rrallë shitet mbi 3 milionë dollarë, pronari e bleu atë për 600 dollarë

Një pikturë e rizbuluar e Anthony van Dyck, u shit për mbi 3 milionë dollarë në ankand.

Kjo copëz arti është pikënisje për një pikturë të mëvonshme të krijuar nga mjeshtri flamand i quajtur “Shën Jeronimi”. Piktura aktualisht mbahet nga Muzeu Boijmans van Beuningen në Roterdam.

Vepra e artit, e cila portretizon një burrë të moshuar nudo të ulur në një stol, është unike për disa arsye, sipas Sotheby’s. Është një nga vetëm dy veprat e mëdha që Van Dyck realizoi nga modele të drejtpërdrejta. Mund të jetë pikturuar midis viteve 1615 dhe 1618, sipas Sotheby’s, në periudhën kur Van Dyck ishte një artist i ri që punonte së bashku me Peter Paul Rubens në Antwerp.

Dhe kjo pikturë e realizuar me vaj ka një origjinë të papritur. Kohët e fundit u identifikua se është vepra e Van Dyck, sipas Sotheby’s. Ajo u zbulua në fund të shekullit të 20-të në një fermë në Kinderhook të New York-ut.

“Personi që e gjeti, Albert B. Roberts, ishte një koleksionist i pasionuar i pjesëve “të humbura”, duke e përshkruar koleksionin e tij si “një jetimore për artin e humbur si pasojë e neglizhencës”, njoftoi shtëpia e ankandeve.

Sipas Sotheby’s, Roberts e bleu pikturën e braktisur për vetëm 600 dollarë. Megjithatë historiania e artit, Susan J. Barnes botoi një artikull në të cilin ajo tha se kjo vepër “çuditërisht ishte ruajtur mirë”.

Vepra u shit për 3.1 milionë dollarë të enjten e javës së kaluar./UBTNews/

Exit mobile version