UBT News

Një pikturë e rrallë nga Franz Marc del në shitje

Një pikturë e rrallë nga ekspresionisti gjerman, Franz Marc – që u kthye vitin e kaluar nga një muze te pasardhësit e një koleksionisti hebre që iku nga nazistët – besohet se do të shënojë një rekord botëror për artistin kur do të dalë në ankand muajin e ardhshëm.

Piktura “The Foxes” pritet të arrijë 47 milionë dollarë nga shitja. Ankandi do të mbahet në shtëpinë e ankandit Christie në Londër, më 1 mars.

“Do të jetë moment historik për botën e artit sepse pikturat e rëndësishme të Franz Marc janë të rralla”, deklaroi presidenti i shtëpisë së ankandit, Jussi Pylkkänen.

Marc, një figurë udhëheqëse e lëvizjes ekspresioniste gjermane, u lind në Mynih në vitin 1880 dhe vdiq në betejën e Verdunit – Lufta e Parë Botërore, në moshën vetëm 36-vjeçare.

Marc “realizoi vetëm 45 piktura në vitin 1913, ku katër prej tyre janë në duar private. Kjo është një kryevepër që u shfaq në një muze në Gjermani në vitin 1962, prandaj është një moment të cilin gjenerata të tëra të koleksionistëve e kanë pritur”, deklaroi Pylkkänen./UBTNews

Exit mobile version