UBT News

Një person humb jetën në një aksident me motoçikletë në rrugën Podujevë – Prishtinë

Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti me motoçikletë që ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në rrugën Podujevë – Prishtinë.

Në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetëm një motoçikletë, drejtuesi i së cilës nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lidhur me ngjarjen, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për UBTnews deklaroi “Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

Aktualisht, njësiti i trafikut rajonal po merret me ekzaminimin e vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të këtij vetaksidenti.

Exit mobile version