UBT News

Një person arrestohet për posedim të armës dhe narkotikëve

Policia ka informuar se sot në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Bastisje janë kryer në dy lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë gjetur dhe janë sekuestruar provat materiale si: një kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 10 gramë, dy rollne, dy mullinj për bluarje, një pako me rizlla, një pushkë ajrore, një kuti metali me fishekë, një kavanoz qelqi me 27 qese të ndara, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale 18.36 gramë, një peshore digjitale, një palë gërshërë dhe foli najloni; një DVR, një motoçikletë dhe një telefon mobil.

“Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar me iniciale L. K. viti i lindjes 1999, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë, në ndërkohë që njësitë përkatëse policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, ka informuar Policia.

Exit mobile version