UBT News

Një pemë e sapo zbuluar emërohet sipas Leonardo diCaprios

NEW YORK, NEW YORK - DECEMBER 05: Leonardo DiCaprio attends the "Don't Look Up" World Premiere at Jazz at Lincoln Center on December 05, 2021 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for Netflix)

Një specie e re pemësh është emëruar me emrin e aktorit Leonardo DiCaprio, si një homazh ndaj fushatës së tij kundër prerjes së druve, njoftoi Kopshti Botanik Mbretëror i Londrës.

Emri i pemës – Uvariopsis dicaprio – nderon punën e aktorit 47-vjeçar për të parandaluar prerjet në pyllin e rrezikuar ku u gjet pema, transmeton UBT News.

Ekzemplari i vetëm i njohur i pemës, është katër metra i lartë dhe u zbulua pranë një shtegu, thanë shkencëtarët.

DiCaprio, i njohur më së miri për filmin e vitit 1997 “Titanic”, aktualisht luan si astronom në komedinë “Don’t Look Up” që flet për dy shkencëtarë që përpiqen të tërheqin vëmendjen e botës për një kometë që po vie drejt Tokës.

Shkencëtarët kanë emërtuar specie të reja bimësh dhe kërpudhash për më shumë se 150 vjet. Nuk është e pazakontë që speciet të emërtohen me emra të personave të famshëm.

Një parazit në Karaibe është emëruar pas yllit të reggae, Bob Marley, një mizë australiane është emëruar pas këngëtares Beyonce dhe një bretkocë është emëruar pas princit Charles./UBTNews/

Exit mobile version