Kopshti zoologjik gjerman i Duisburg është në alarm për shkak se ka humbur një panda.
”Stafi ynë ndodhet në kërkim të pandas që prej 24 orësh”, thanë zyrtarë të këtij kopshti.
Sipas kopshtit nuk është e qartë se si panda ka shpëtuar nga mbyllja e saj.
Kopshti zoologjik tha se mendonte se ”panda e cila quhet Jang mund të ishte në një nga shumë pemët në parkun e këtij kopsht”.
Kopshti zoologjik kërkoi nga të gjithë banorët që do të shihnin pandën të kontaktonin menjëherë policinë dhe i nxiti njerëzit të mos provonin ta kapnin vetë atë.
Pandat e vogla, trupat e të cilave është rreth 50 centimetra, duke mos përfshirë bishtin e tyre dhe peshojnë rreth pesë kilogramë, janë të padëmshme për njerëzit.
Ato konsiderohen specie në mbrojtje për shkak të numrit të vogël të tyre.