UBT News

Një operacion i rrallë është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Torakale

Një operacion i rrallë është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ekipi operator i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas tumor ky që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë.

Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi.

Exit mobile version