Një nga vendbanimet më të vjetra në botë është dëmtuar ndjeshëm nga shirat e rrëmbyeshëm në Pakistan, ndërsa vendi po përballet me përmbytjet më të rënda në historinë e tij.
Moenjodaro (i vetëquajtur Mohenjo-daro), një vend i Trashëgimisë Botërore në Luginën e lumit Indus 508 kilometra (316 milje) nga Karaçi, u ndërtua në epokën e bronzit, rreth 5 mijë vjet më parë.
“Fatkeqësisht ne dëshmuam shkatërrimin masiv të këtij qyteti”, shkruhet në një letër nga Departamenti i Kulturës, Turizmit dhe Antikiteteve të shtetit Singh dërguar UNESCO-s dhe të nënshkruar nga kuratori Ihsan Ali Abbasi dhe arkitekti Naveed Ahmed Sangah.
Ky vend po përdorej si strehim i përkohshëm për banorët përreth, shtëpitë e të cilëve ishin përmbytur.
“Për arsye humanitare, ne u ofruam atyre strehim në lagjet tona, zonat e parkimit, dyqanet (dhe) në katin e parë të muzeut”, thuhet tutje në letër.
Aktualisht vlerësohet se 1/3 e Pakistanit është nën ujë pas reshjeve të musonit të kombinuara me ujë nga shkrirja e akullnajave./UBTNews/