UBT News

Një ndër çiftet më të famshme të momentit mori vëmendjen në Met Gala

Eventi Met Gala të hënën mbrëma ishte vendtakimi i yjeve. Zoe Kravitz dhe Channing Tatum, me të cilin raportohet se janë në lidhje, morën gjithë vëmendjen në këtë event prestigjioz.

Ndonëse ata parakaluan ndaras në tepihun e kuq, u siguruan që ta kenë gjithë vëmendjen.

Aktori 41-vjeçar dhe aktorja 32-vjeçare ishin pre e thashethemeve kohët e fundit për një romancë mes tyre. Ata kaluan shumicën e kohës bashkë në qytetin e New York-ut./UBTNews

Exit mobile version