UBT News

Një mauzole romak zbulohet nën kantierin e ndërtimit në Londër

Një mauzole “tepër i rrallë” romak është zbuluar nën një kantier ndërtimi në jug të Londrës, njoftuan arkeologët.

Këtë zbulim e bëri një ekip nga Muzeu i Arkeologjisë së Londrës (MOLA), afër bregut jugor të lumit Thames.

Ky konsiderohet si mauzoleu romak më i paprekur që është zbuluar ndonjëherë në Britani, që ka dysheme të brendshme dhe një mozaik të mrekullueshëm.

Zbulimi u bë gjatë gërmimit të një kantieri ndërtimi të planifikuar pranë pikave turistike të Borough Market dhe Urës së Londrës./UBTNews/

Exit mobile version