UBT News

Një kusht i ri për të hyrë në Suedi

Për shkak të përhapjes së variantit omicron, gjithnjë e më shumë vende evropiane po ndryshojnë rregullat e hyrjes dhe Suedia është në mesin e tyre.

Jo të gjithë qytetarët jashtë BE-së mund të hyjnë në Suedi. Vendimi është i vlefshëm deri më 31 janar.

Nga 28 dhjetori, të gjithë pasagjerët mbi 12-vjeç që hyjnë në Suedi duhet të tregojnë testin PCR negativ, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo dhe nëse kanë vërtetim se janë prekur nga koronavirusi.

Ky vendim u mor për shkak të pranisë së shtuar të COVID-19 në të gjithë botën, si dhe një lloji të ri të Omicron.

Suedia nuk është vendi i parë që vendos një rregull të tillë. Përveç kësaj, shtatë vende të tjera të BE-së – Portugalia, Italia, Greqia, Austria, Letonia, Irlanda dhe Qipro – kërkojnë një test negativ për të gjithë të huajt që vijnë nga vendet e BE-së, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

Exit mobile version