UBT News

Një japonez vdes duke luftuar forcat ruse në Ukrainë

Ministria e Jashtme japoneze konfirmoi të premten se një japonez rreth të 20-ave ka vdekur duke luftuar në Ukrainë.

“Ambasada e Japonisë në Ukrainë u ka konfirmuar autoriteteve ukrainase se një japonez rreth të 20-tave, i cili po merrte pjesë në luftimet kundër forcave ruse në Ukrainë, vdiq më 9 nëntor. Kjo u konfirmua më 10 nëntor”, tha zyra e shtypit të ministrisë në një deklaratë.

Ambasada e Japonisë në Ukrainë tha se po ofron mbështetjen e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve japonezë dhe ka kontaktuar familjen e burrit.

“Ne dëshirojmë të përmbahemi nga dhënia e çdo detajimi të mëtejshëm për mbrojtjen e informacionit personal”, thuhet në deklaratë./UBTNews/

Exit mobile version