Një ishull i njohur është në mesin e zonave të shkatërruara nga një tajfun i fuqishëm që goditi Filipinet Jugore.
Super tajfuni Rai zbarkoi në ishullin e pushimeve Siargao të enjten, duke sjellë erëra prej rreth 195 km/h dhe reshje të dendura shiu.
Kjo stuhi tropikale ka rrafshuar shtëpitë në ishull, duke zhvendosur mijëra banorë. Sipas Kombeve të Bashkuara, kjo stuhi mund t’i prekë 13 milionë njerëz. Nga të dhënat e deritanishme rezulton që 12 njerëz kanë vdekur.
Filipinet janë vendet më të goditura nga tajfunet. Këtë vit vendi mesatarisht u godit nga 20 stuhi dhe tajfune./UBTNews