Një artist tatuazhesh i ka bërë një klienti një vizatim shumë të veçantë, që të krijon përshtypjen sikur ai ka një gropë në pjesën e pasme të kokës.
Matt Pehrson e postoi tatuazhin në Instagram, ku i ka lënë të gjithë me gojë hapur.
“Duket tamam sikur ka një gropë të madhe pas koke. Të lumtë”, shkruan një përdorues Instagrami.
“Një iluzion optik i mrekullueshëm”, shkruan një tjetër.