UBT News

Një i vdekur pasi avioni luftarak i Kinës J-7 u rrëzua në një zonë banimi

Një avion luftarak kinez J-7, u rrëzua gjatë një misioni stërvitor në provincën qendrore Hubei të enjten, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë, njoftuan mediat lokale.

Sipas Global Times, piloti u hodh në mënyrë të sigurt dhe u shtrua në spital së bashku me njerëzit e plagosur.

Një zjarr shpërtheu pasi avioni u rrëzua në një zonë rezidenciale në Xiangyang, duke dëmtuar disa shtëpi.

Misionet e shpëtimit dhe ndihmës janë dërguar për të pastruar zonën.

J-7 është një aeroplan luftarak i prodhuar nga Kina, i pajisur me raketa ajër-ajër me rreze të shkurtër veprimi, me rreze infra të kuqe dhe i projektuar kryesisht për luftime ajër-ajër me rreze të shkurtër.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. /UBTNews/

Exit mobile version