Një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 6 raste të reja pozitive nga 55 testime.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë gjithsej 21 raste aktive dhe një person është shëruar, ndërsa janë vaksinuar gjithsej 23 persona.