UBT News

Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar nga një sulm masiv me thikë në Kanada

Të paktën një person ka vdekur dhe të paktën gjashtë të tjerë janë lënduar në një sulm masiv me thikë në Kanada.

I dyshuari vdiq gjithashtu në sulmin e sotëm në një komunitet në provincën Manitoba, sipas Policisë Mbretërore Kanadeze.

Incidenti ndodhi në Hollow Water First Nation, rreth 200 kilometra në verilindje të qytetit Winnipeg.

Tetë persona u transportuan në spitalet lokale, raporton BBC.

Pak detaje mbi incidentin janë aktualisht të disponueshme. Në një letër drejtuar banorëve të postuar në internet, kreu dhe këshilli i Hollow River shprehën ngushëllimet e tyre për ata që prekur nga kjo tragjedi.

Komuniteti Anishinaabe ka një popullsi të vogël prej disa qindra njerëzish. Sulmi ndodhi në përvjetorin e tretë të një sulmi masiv me thikë në James Smith Cree Nation dhe fshatin e afërt Weldon, në provincën Saskatchewan, në të cilin u vranë 11 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. I dyshuari për sulmin vdiq pak pasi policia e arrestoi pas një kërkimi treditor./S.K/KP/

Exit mobile version