Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Koha.net.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, raporton Koha.net.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet kompetente janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e rastit.
