UBT News

Një grua ngre padi ndaj aktorit Jamie Foxx

Aktori amerikan, Jamie Foxx u padit nga një grua e cila thotë se aktori e sulmoi atë seksualisht në një restorant në New York tetë vjet më parë.

Në padi mes tjerash thuhet se Foxx, emri i vërtetë i të cilit është Eric Marlon Bishop, e preku atë pasi ajo i kërkoi ta realizonin një foto të përbashkët. Ajo po kërkon dëmshpërblim nga ai.

Tutje në padi thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të 26 gushtit të vitit 2015.

Aktori u pajtua ta realizojnë foton e përbashkët, dhe e komplimentoi atë me fjalët: “natyrisht zemër, gjithçka bëj për ty”./UBTNews/

Exit mobile version