Një gruaje nga Missouri në SHBA i ishte anuluar fluturimi, por jeta e saj ndryshoi shumë shpejt për të mirë. Ajo fitoi 1 milion euro nga Lotaria e Floridas me një biletë që e bleu pas anulimit të fluturimit, raporton agjencia AP.
Angela Caravella 51-vjeçare ka marrë çmimin 1 milion dollar muajin e kaluar në lotarinë me bileta gërvishtëse, siç ka njoftuar Lotaria e Floridas të enjten.
“Unë kisha ndjesinë se do të ndodhte diçka bizare pasi fluturimi im u anulua në mënyrë të papritur. Unë bleva bileta gërvishtëse sa për të kaluar kohë dhe papritmas fitova 1 milion dollar”, ka treguar Caravella.
Caravella bleu tiketën në një supermarket në Brandon,n në lindje të Tampas. Shitorja do të marrë 2 mijë dollraë bonus për shitje të biletës.
koha.net