Një pasagjere e një anije lundrimi nga Pensilvania vdiq të martën pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa po zhytej me familjen e saj në Bahamas, thanë autoritetet.
Pasagjerja, një nënë rreth të 50-tave, e cila ishte në bordin e anijes ‘Royal Caribbean, Harmony of the Seas’ u sulmua në brigjet e Nassau, sipas kreut të policisë në Bahamas, Chrislyn Skippings.
Ndërsa anija e lundrimit ishte ankoruar në Nassau, familja rezervoi një ekskursion me një kompani turistike lokale që i çoi në një zonë të njohur për zhytje, tha Skippings.
Më pas anëtarët e familjes panë një peshkaqen që sulmonte gruan dhe nxituan në ndihmë të saj. Nëna kishte pësuar lëndime në nivele ekstreme, tha ajo.
Sipas saj, punëtorët nga kompania dhe anëtarët e familjes kishin arritur ta tërhiqnin gruan në varkë dhe kishinnxituar në spitalin më të afërt, ku mjekët u përgjigjën dhe nuk raportuan shenja jete.
“Royal Caribbean po ofron mbështetje dhe ndihmë për të dashurit e mysafirëve gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhet në një deklaratë nga linja e lundrimit.
Plazhi ku ndodhi sulmi është mbyllur, thanë autoritetet dhe ngjarja është nën hetim.
Sulmet e peshkaqenëve mbeten jashtëzakonisht të rralla. Shanset për t’u sulmuar fatalisht nga peshkaqeni mbeten më pak se 1 në 4 milionë, sipas International Shark Attack File./UBTNews/