Fshati Lützerath duhet të boshatiset. RWE AG argumentoi se qymyri nën këtë fshat është patjetër i nevojshëm për sigurinë energjetike. Edhe gjykata i ka dhënë të drejtë.
Sot aty ka vetëm pak shtëpi, pasi banorët e parë janë larguar pasi janë dëmshpërblyer mirë. Por, aktivistët e klimës e kanë pushtuar fshatin prej dy vjetësh dhe nuk duan të largohen, shkruan DW.
Nga sot pritet të fillohet me largimin e aktivistëve. Aktivistët po kërkojnë shtyrje të afatit dhe hedhin dyshime mbi ekspertizat. Ndërkohë, atmosfera mes aktivistëve është e ndezur.