Vëllai i heroit, Zahiri Pajaziti, Agim Pajaziti ka publikuar një fotografi të vëllait të tij të ndjerë, ku atëkohë shihej në shoqëri të një miku të tij. Kjo fotografi ishte realizuar në vitin 1980.
Zahir Pajaziti ishte njëri nga komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). U lind më 1 nëntor të vitit 1969 në fshatin Orllan të komunës së Podujevës dhe ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të komunës së Vushtrrisë, pasi ra në një pritë të organizuar nga forcat serbe. Njihet si Pushka e Parë e Lirisë. Pas vdekjes iu dha Urdhëri Hero i Kosovës./UBTNews