Një foshnje është dërguar pa shenja jete të martën paradite në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prelluzhë të Obiliqit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar në Plemetin.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e foshnjës në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
