Liderët apo drejtuesit të cilët kanë themeluar dhe kanë ngritur kompani, shpesh hedhin vështrimin mbrapa duke analizuar hapat dhe gjithçka kanë bërë që nga fillimi i kompanisë së tyre.
Mirëpo, nëse nuk është e mundur për ta kthyer kohën prapa, për të bërë ndryshimet e duhura, përsëri ka disa mënyra që kompania juaj mund të përpiqet të jetë inovative dhe të ketë një fillim të ri. Këtu janë tre mënyra për të realizuar këtë gjë:
1. Krijoni një fond të ri – Fondi i ri krijohet me qëllim ndryshimet e reja për një fillim të ri në biznes për kompaninë tuaj. Kjo mund të tërheqë njerëz me një mentalitet dhe pasion për ndjekjen e ideve të reja.
2.Krijoni grupe të reja pune – Vendosni detyra të reja pune sipas mundësive. Trajtojeni këtë gjë si fillim dhe jo si projekt, duke vënë shpërblime të konsiderueshme në tryezë.
3. Sponsorizoni konkurse të reja – Sfidoni njerëzit të cilët shfaqen me ide të reja dhe ofrojuni të holla të mjaftueshme për t’i tërhequr për të realizuar projekte të tjera.