Një fanellë e rrallë e Kobe Bryant nga sezoni i vetëm MVP i yllit të basketbollit do të dalë në ankand, dhe mund të shitet deri në 7 milionë dollarë.
Fotografia ikonike e Bryantit ku shfaqet duke kapur fanellën e tij pasi arriti një epërsi prej 14 pikësh kundër Denver Nuggets gjatë play-off-it të NBA në vitin 2008, është virale tashmë dhe është rikrijuar disa herë. Ajo u shfaq në murale në Los Angeles dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpërndahet e publikohet, si dhe është simbol i vendosmërisë dhe pasionit të yllit të basketbollit.
Sotheby’s do ta shesë në ankand fanellën, e cila vlerësohet me një çmim prej 5-7 milionë dollarë, dhe është fanella më e vlefshme e Bryant që është shfaqur ndonjëherë në ankand.
Gjatë sezonit të tij 2007-2008, Bryant shënoi mesatarisht pothuajse 28.3 pikë për lojë dhe shënoi 2323 pikë gjatë sezonit të rregullt, sipas NBA./UBTNews/