UBT News

Një emër i ri në listën e Liverpoolit për të zëvëndësuar Jurgen Kloppin

Jurgen Klopp tanimë e ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të edicionit aktual dhe skuadra nga “Anfield” ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Kohëve të fundit kanë qarkulluar shumë emra lidhur me zëvëndësuesin e Kloppit, mirëpo aktualisht nuk ka asgjë konkrete nga drejtuesit e “The Reds”.

Sipas raportimeve të fundit, një emër i ri i cili është shfaqur është ai i ish-trajnerit të Bayern Munich, Niko Kovac.

Daily Mail bën të ditur se legjenda kroate është një nga emrat që ndodhet në listën e drejtuesve të Liverpoolit.

52-vjeçari karrierën si trajner e filloi me Kombëtaren e Kroacisë, para se të vazhdojë te Eintracht Frankfurt dhe Bayern Munich.

Kovac po ashtu drejtoi edhe Monacon, derisa së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës gjermane, VfL Wolfsburg.

Nga tani po shihet si një nga konkurrentët për ta marrë drejtimin e gjigantit anglez, që për kroatin do të ishte një hap i madh në karrierë./UBTNews/

Exit mobile version