UBT News

Një “El Clasico” në rolin e miqësores raportohet se do të zhvillohet verës

Sezoni aktual i La Ligas veçse është në përfundim, në të cilin ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u zhvilluar.

Kampioni i këtij sezoni është vendosur, Real Madridi, ka arritur të fitojë titullin e La Ligas.

Si gjithmonë, edhe ky sezon ka prodhuar disa ndeshje tejet interesante, ndër to edhe dy “El Clasicot” e famshme mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Siç raportohet nga Helena Condis, Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë një “El Clasico” tjetër këtë verë. Dy gjigantët e La Ligas do të takohen në Las Vegas, për të zhvilluar një “El Clasico” por kësaj radhe në rolin e miqësores. /UBTNews/

Exit mobile version