Një burrë 36-vjeçar është akuzuar për një komplot të dyshuar për të rrëmbyer dhe vrarë prezantuesen televizive Holly Willoughby.
Gavin Plumb është akuzuar për nxitje për të kryer vrasje dhe nxitje për të kryer rrëmbim. 36 vjeçari u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Chelmsford dhe u mbajt në paraburgim.
Akuzat pasojnë një arrestim i cili u bë të mërkurën, 4 tetor.
Detektivi Rob Kirby tha:“Ky ishte një hetim jashtëzakonisht i shpejtë, me shumë nga oficerët tanë dhe partnerët kombëtarë që punonin brenda natës për të siguruar këto akuza.
Mbrojtja e çdo viktime është parësore dhe ne do të vazhdojmë t’i japim përparësi kësaj dhe të punojmë me Shërbimin e Policisë Metropolitane ndërsa hetimi vazhdon”.
Shefat e “This Morning” u lajmëruan për komplotin e supozuar të enjten në mëngjes dhe prezantuesja vendosi të tërhiqej pak para se të dilte në transmetim, sipas The Sun.
ITV po ofron gjithashtu siguri dhe mbështetje gjatë gjithë orarit për Willoughby së bashku me policinë./UBTNews/