Jubileu historik i platintë i mbretëreshës Elizabeth II do të përkujtohet nga marka e njohur e kukullave ”Barbie” me krijimin e një kukulle nderi me imazhin e saj.
Mbretëresha Barbie Elizabeth II, e cila do të publikohet sot me rastin e 96-vjetorit të mbretëreshës, do të jetë e dallueshme menjëherë, me një fustan elegant dhe një fjongo blu të stolisur.
Shiriti rozë në kukull imiton atë që i është dhënë mbretëreshës nga babai i saj George VI, ndërkohë që ai blu imiton atë të gjyshit të saj, George V.
Kukulla do të jetë pjesë e koleksionit ”Barbie”, i prezantuar vitin e kaluar për të festuar individët vizionarë me ndikim dhe trashëgimi të jashtëzakonshme brenda shoqërisë.
Ajo do të prezantohet në një kuti të frymëzuar nga stilet e pallatit Buckingham, në 3D e zbukuruar me prerje që përfshin figurën dhe me një panel të brendshëm që tregon fronin dhe tapetin e kuq të dhomës ku gjendet froni./KultPlus