23 persona u lënduan, katër prej tyre në gjendje më të rëndë, kur atraksioni 360 Big Pendulum papritmas u thye përgjysmë dhe rrota e ndriçuar që mbante pasagjerë u përplas drejt tokës.
Incidenti ka ndodhur në Green Mountain Park në Taif, Arabi Saudite.
Katër nga të plagosurit u dërguan në një spital lokal në gjendje kritike. Dëshmitarët thanë se disa nga lëndimet ndodhën kur shtylla qendrore mbështetëse u tërhoq me shpejtësi pasi rrota u shkëput.
Fatmirësisht, rrota u drejtua ndërsa ra dhe u ul relativisht e sheshtë, gjë që mund të shpjegojë faktin që askush nuk përfundoi i vdekur.
Qeveria rajonale Al-Hada tha se guvernatori i Taifit, Princi Saud bin Nahar bin Saud Bin Abdulaziz, urdhëroi mbylljen e parkut ndërsa një hetim po zhvillohet.
Parku Green Mountain nuk ishte i vetmi park argëtimi që përjetoi një katastrofë këtë verë. Muajin e kaluar, një 9-vjeçare u mbyt në një pishinë në parkun ujor Hersheypark në Pensilvani – SHBA.