Pas njoftimit tragjik të vdekjes së artistit SOPHIE në janar të vitit 2021, fansat dhe miqtë bënë një peticion për të emëruar një planet të rrallë sipas producentit pionier.
Planeti TOI-1338 b ishte një dedikim i duhur, sipas sugjerimit të tyre, pasi sipërfaqja e tij me ngjyrë pastel i ngjante shumë kopertinës së albumit Oil of Every Pearl’s Un-Insides.
Megjithatë, muzikantit të ndjerë më në fund i’u është dhënë një vend mes yjeve, ndonëse nuk është TOI-1338 b. Në vend të tij, asteroidit 1980 RE1 i është dhënë emri i përhershëm Sophiexeon, siç u zbulua nga Unioni Ndërkombëtar Astronomik në buletinin e tij të fundit WGSBN.
“Sophie Xeon (1986–2021), i njohur si SOPHIE, ishte një këngëtar, tekstshkrues dhe producent skocez me shumë ndikim”, thuhet në njoftimin e NJAB.
Sophie njihej si një pionier i muzikës elektronike, stili futuristik i së cilit ndryshoi peizazhin e muzikës pop në fillim të shekullit të 21-të.
Vetë asteroidi u zbulua fillimisht në vitin 1980, nga Antonín Mrkos në Observatorin Kleť në Republikën Çeke. Nuk është plotësisht e qartë se përse u zgjodh ky asteroid për të përkujtuar muzikantin, por fansat e kanë mirëpritur lajmin./UBTNews/