Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit dhe menaxhmentit të Trepçës.
Gjatë takimit është diskutuar për problemet me të cilat po përballet ndërmarrja Trepça në shlyerjen e borxheve që ka ndaj operatorëve ekonomikë dhe në veçanti borxhin që ka ndaj KEDS-it për energjinë e shpenzuar.
Nitaj ka kërkuar nga bordi dhe menaxhmenti i Trepçës që të reduktohen sa më shumë që është e mundur shpenzimet. Po ashtu u kërkua që të shikohet mundësia e riprogramimit të borxheve.
Ministri u njoftua edhe me goditjen ekonomike që ka marrë Trepça nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë, pasi ka pasur ulje të madhe të çmimit në shitjes e koncentratit mineral.
Ministri Nitaj kërkoi që të shikohen të gjitha mundësitë që ndërmarrja Trepça të fillojë të operojë me fitime./UBTNews