UBT News

Nitaj kërkon nga Bordi i Infrakosit të pezullohet përzgjedhja e kryeshefit

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj emërimit të Bordit të Infrakosit.

Nitaj përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar nga Bordi i Infrakosit që ta pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të ri ekzekutiv të kësaj ndërmarrje me arsyetimin se në proces të përzgjedhjes nuk janë zbatuar kriteret e konkursit, por ata këtë çështje e kanë bërë akt të kryer, me çka kanë bërë shkelje.

“Si ministër i Ekonomisë dhe Ambientit nuk kam pranuar që të procedojë me rinominimin e bordeve të përkohshme, në kohën kur veç procesi i zgjedhjes së bordeve të rregullta është në fazën përfundimtare. Edhe për ato ndërmarrje ku ka përfunduar procesi i intervistimit dhe poentimit, siç është rasti me Bordin e Telekomit, përzgjedhjen dhe emërimin e tij ia kemi lënë Qeverisë së ardhshme. E kam vlerësuar se zgjedhja e bordeve të reja duhet të jetë në diskrecionin e Qeverisë se re. Por kjo nuk nënkupton që bordet e përkohshme që janë në ditët e fundit të tyre, mund të bëjnë përzgjedhjen e ngutshme të kryeshefave ekzekutivë të ndërmarrjeve publike, madje edhe duke shkelur rregullat e konkursit, e shpesh edhe në kundërshtim me ligjin, siç ka ndodhur me kryeshefin ekzekutiv të Infrakosit”, thuhet në komunikatën për media nga MEA./UBTNews

Exit mobile version