Qendra Kombëtare e Kinematografisë njoftoi me kënaqësi nisjen e xhirimeve të filmit “Ajo që mbetet” (She Who Remains), i cili drejtohet nga regjizori Kostadin Bonev. Ky projekt filmik përfaqëson një bashkëproduksion të rëndësishëm, me QKK-në si partner në prodhim.
Filmi është një bashkëpunim ndërkombëtar, i përfshirë nga Trivium Film nga Bullgaria, Papadhimitri Film Production nga Shqipëria, dhe L’age d’or nga Italia. Ai mbështetet në romanin e njohur të Rene Karabash, i cili ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara. Përkthimi në frëngjisht i këtij libri fitoi çmimin PEN për përkthim në fund të vitit 2023, ndërsa versioni në anglisht, i realizuar nga Izidora Angel, u nderua me çmimin Gulf Coast në fushën e përkthimit në SHBA.
Filmi, që ndodhet aktualisht në fazën e parë të xhirimeve, është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, një dëshmi e angazhimit të saj për të mbështetur projekte kinematografike me vlerë.
Rene Karabash është emri artistik i aktores, regjizores dhe poetes Irena Ivanova. Tema e filmit trajton një zakon të veçantë të Shqipërisë së Veriut, ku gratë e familjeve që jetojnë në zona të thella malore, ku mungojnë trashëgimtarët mashkull, betohen se nuk do të martohen kurrë dhe do të mbajnë rolin e burrave. Ky roman ka ngjallur interes të madh në vende të ndryshme si Egjipti, Franca, Polonia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, duke lënë pritur se edhe përshtatja e tij për ekranin e madh do të jetë një ngjarje e pritur me kureshtje./UBTNews/