Me mijëra turistë tani shijojnë paradën spektakolare lundruese. Me qindra turistë dhe banorë u mblodhën në afërsi të urave për të admiruar spektaklin e veçantë të paradës me anije në ditën e parë të karnavaleve në Venecia.
Njerëzit u rreshtuan në rrugicat e ngushta dhe urat e qytetit për të shijuar një paradë lundruese poshtë Canal Grande, e kryer nga venecianët të veshur në mënyrë spektakolare.
Spektakli i natës së pare, i hapur nga një njëbrirësh, një krijesë magjike që i çon ëndërrimtarët drejt yjeve, çelin siparin për vitin 2023 të një prej karnavaleve më të vjetra në botë, tema e të cilit këtë vit është “Take Your Time For The Original Signs”. Gjatë dy javëve të karnavaleve, qyteti mbushet me mijëra turistë nga e gjithë Italia dhe bota.
Ballot me maska mbahen në pallatet e lashta veneciane, ndërsa koncerte dhe parada me gondola organizohen në sheshe dhe kanale.
Karnavalet e Venecias janë bërë një atraksion i madh turistik për qytetin në dekadat e fundit. Filloi për herë të parë në shekullin e 11-të si një periudhë përpara kreshmës, 40 ditëve të agjërimit që tradicionalisht i paraprijnë Pashkëve.