UBT News

Nisin hetimet ndaj deputetit gjerman për spiunazh në favor të Rusisë

Zyra e prokurorit gjerman njoftoi se ka hapur një hetim për dyshimin e spiunazhit kibernetik të deputetit të Bundestagut, pas të cilit – ndoshta qëndron shërbimi inteligjent rus.

Unë mund të konfirmoj se ne kemi hapur një hetim bazuar në dyshimin për aktivitetin e shërbimeve të huaja të inteligjencës”, tha një zëdhënës i prokurorisë për AFP.

Ai po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me akuzat e bëra nga qeveria gjermane kundër shërbimit sekret rus në fillim të javës në lidhje me sulmin “phishing” ndaj deputetëve gjermanë, raporton france24.

Gjermania ka akuzuar Rusinë se qëndron pas një sulmi kibernetik ndaj politikanëve gjermanë për të përhapur dezinformata përpara zgjedhjeve të këtij muaji që do të vendosin se kush do të pasojë Angela Merkelin, ndërsa shqetësimet në Berlin po rriten se Moska mund të përpiqet të përsërisë ndërhyrjen si në SHBA në vitin 2016.

Qeveria gjermane i ka bërë thirrje Moskës që të ndalojë menjëherë “aktivitetet e paligjshme kibernetike” në mes të sulmeve ‘phishing’ ndaj politikanëve përpara zgjedhjeve kryesore parlamentare të këtij muaji.

Shërbimi inteligjent gjerman paralajmëroi në muajin korrik se grupi “Ghostwreiter” kishte kryer “sulme intensive” që nga shkurti, si një përgatitje e mundshme për operacionet e “hakimit dhe rrjedhjes” në të cilat u vodhën informacione që do të botoheshin më vonë, qoftë në formën e tij origjinale ose i falsifikuar.

Exit mobile version