Sot nis xhiroja e 23-të e kampionatit të Kosovës në futboll, me një përballje mjaft interesante mes Ferizajt dhe Suharekës, që do të zhvillohet në orën 14:00.
Të dyja skuadrat ndajnë nga 26 pikë dhe renditen në pozitat gjashtë dhe shtatë të tabelës, duke e bërë këtë ndeshje tepër të rëndësishme për objektivat e tyre në vazhdim të kampionatit.
Ndërkohë, në krye të renditjes qëndron Drita me 50 pikë, e ndjekur nga Ballkani dhe Malisheva me nga 37 pikë secila.