Nga sot të gjithë shoferët që nuk i kanë të vendosura gomat e dimrit në veturat e tyre mund të gjobiten nga Policia e Kosovës.
Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.
Pajisjet dimërore të cilat duhet t’i posedojnë pjesëmarrësit në trafik janë gomat e dimrit e zinxhirët.
Shoferi që drejton automjetin pa pajisje dimërore dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.
Ndërkaq sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 100 deri në 300 euro edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.