Një pasarelë e veçantë mode nisi në Paris. Modele të veshura me fustane transparente, të ‘qëndisura’ me çokollatë dhe frymëzim nga piktori Pikaso janë ato kryefjala e kësaj ekspozite.
E titulluar ndryshe ‘Rilindja’, ky është edicioni i 26, por hera e parë që zhvillohet që pas pandemisë.
“Prodhuesi im i çokollatës u frymëzua nga Picasso, duke i bërë homazhe pikturës ‘Guernica’, kështu që mund të gjesh shumë imazhe dhe simbole të fshehura në fustan, është mbresëlënëse. Mendoj se është i vetmi fustan në shfaqje i bërë tërësisht çokollatë, dhe peshon 12 kg, puna e bërë është e pabesueshme”, u shpreh modelja Lea Francois.
Çdo vit, mijëra vizitorë dynden në ‘Parc des Expositions’ në Paris për të parë stendat e 280 ekspozuesve të pranishëm.
Vizitorët do të gjejnë çokollatë, pastiçierë, ëmbëlsira, vende prodhuese të kakaos dhe artizanë të tjerë nga e gjithë bota.
Panairi i këtij viti do të zgjasë nga 28 tetori deri më 1 nëntor.