Liga e Kombeve nis edicionin e ri sot, me një program të pasur ndeshjesh që premtojnë të sjellin shumë emocion. Xhiroja e parë e këtij sezoni do të përfshijë disa duele mjaft interesante në kuadër të grupeve të ndryshme.
Në Ligën A, grupi 4, Zvicra e Granit Xhakës do të udhëtojë në Danimarkë për të përballur vendasit në një ndeshje që pritet të jetë tepër e fortë dhe e luftuar. Po në të njëjtin grup, do të zhvillohet një tjetër ndeshje interesante mes kampionëve të Evropës, Spanjës, dhe Serbisë.
Ndërkohë, në Ligën A, grupi 1, do të zhvillohen dy ndeshje të tjera mjaft atraktive. Skocia do të jetë nikoqire e Polonisë, ndërsa Kroacia do të udhëtojë në Lisbonë për të sfiduar Portugalinë. Të gjitha këto duele janë të planifikuara të fillojnë në ora 20:45.
Po në atë orar, do të zhvillohen edhe disa ndeshje nga Ligat C dhe D. Nga ora 18:00, Azerbajxhani do të luajë përballë Suedisë. Ndërsa, tri ndeshje të tjera nga Liga C, Bjellorusia do të përballet me Bullgarinë, Estonia do të luajë ndaj Sllovakisë dhe Irlanda e Veriut do të sfidojë Luksemburgun, të gjitha këto ndeshje do të fillojnë nga ora 20:45.
Në të njëjtin orar do të zhvillohet edhe sfida e vetme e Ligës D ndërmjet San Marinos dhe Lihtenshtajnit.
Kujtojmë se Spanja është kampioni aktual i Ligës së Kombeve, pas një finaleje dramatike ku mposhti Kroacinë në penallti./UBTNews/