Ka nisur edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër në Korçë, i cili bashkon artistë të kinematografisë nga e gjithë bota.
Drejtor i festivalit, Gledis Bica, tha se numri i filmave shqiptarë po rritet çdo vit, ndërsa cilësia vijon të përmirësohet. Këtë vit janë përzgjedhur 81 filma nga 41 shtete, të ndarë në 6 kompeticione.
Pjesë e jurisë është regjisori turk Umut Can Turkmen, koordinatori i festivalit më të madh të filmit me metrazh të shkurtër në Izmir, si dhe regjisorët nga Austria, të cilët kanë vlerësuar mikpritjen e artistëve të huaj në Shqipëri.
Festivali do të zgjasë 8 ditë në kinema “Majestic”, kinemaja e vetme në juglindje që ishte mbyllur prej vitit 2018.