Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se dje në kryeqytet ka filluar dezinsektimi hapësinor.
Ahmeti ka thënë se për gjashtë mbrëmje me radhë pritet të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane dhe rurale të Prishtinës.
“Sot, dezinsektimi do të vazhdojë nga ora 19:30 në lagjet Ulpianë, Dardani, Arbëri, Shkabaj, zona Industriale dhe Kazerma “Adem Jashari””, ka shkruar Ahmeti.
