Fakulteti i Mekatronikës në UBT, zyrtarisht ka filluar Akademinë Ndërkombëtare Verore, që po zhvillohet në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, ku sivjet po trajtohen tema shumë aktuale që lidhen me shtrirjen dhe sigurinë e rrjetit 5G.
Akademia është hapur me ligjëratën e prof.dr Zhilbert Tafa me temën: “Hyrje ne IoT & 5G”, i cili në kuadër të kësaj ligjërate për pjesëmarrësit tregoi për rëndësinë dhe rolin e Internet of Things, duke shtjelluar në detaje idetë dhe konceptet themelore të IoT, si mekanizëm kryesor i sistemit të pajisjeve informatike të ndërlidhura.
Tutje, profesori Tafa shtjelloi për pjesëmarrësit e kësaj akademie verore për një teknologji tjetër të re, ajo e gjeneratës së pestë së rrjeteve celulare pa tela që njihet si e ardhmja e internetit, rrjetin 5G, e që së fundmi UBT është duke e implementuar.
Aktiviteti i Akademisë Ndërkombëtare Verore i Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës, në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, do të vazhdoj edhe nesër me tema të ndryshme që do të trajtohen nga ekspertët e kësaj fushe, të cilat ndërlidhen me inovacionin dhe teknologjinë e ditëve të sotme.