UBT News

Nis Akademia Verore e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, në fokus teknologjia digjitale dhe bashkëpunimi me Universitetin e Elbasanit

Ceremonia e hapjes mblodhi studentë, profesorë dhe pjesëmarrës të interesuar për zhvillimet bashkëkohore në fushën e medias, komunikimit dhe teknologjisë, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe ideve inovative.

Në kuadër të programit të ditës së parë, Prof. Dr. Votim Hanolli mbajti ligjëratën me temën “Teknologjia Arsimore dhe Mjetet Digjitale”, ku trajtoi ndikimin e teknologjive moderne në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit. Gjatë prezantimit u diskutua rëndësia e përdorimit të platformave dhe mjeteve digjitale në edukim, si dhe roli i tyre në zhvillimin e kompetencave të reja profesionale, komunikimit efektiv dhe përshtatjes me kërkesat e epokës digjitale.

Po ashtu, Prof. Halil Ponik mbajti ligjëratën me temën “Aktiviteti i përbashkët me Universitetin e Elbasanit”, ku prezantoi bashkëpunimin akademik ndërinstitucional dhe rëndësinë e projekteve të përbashkëta në avancimin e arsimit të lartë.

Gjatë sesioneve u zhvilluan diskutime interaktive me pjesëmarrësit, të cilët patën mundësinë të ndajnë përvoja, të parashtojnë pyetje dhe të diskutojnë mbi sfidat dhe mundësitë që teknologjia dhe bashkëpunimi akademik sjellin për profesionistët e ardhshëm të medias dhe komunikimit.

Akademia Verore e Fakultetit të Media dhe Komunikimit do të vazhdojë edhe në ditët në viim me ligjërata, punëtori dhe aktivitete në terren, duke ofruar një platformë të rëndësishme për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, si dhe për promovimin e inovacionit dhe bashkëpunimit në fushën e medias dhe komunikimit. /E.S/

Exit mobile version